Mediat në Shqipëri: Elvana ndodhet në Gjermani - Bota Sot
Mediat në Shqipëri: Elvana ndodhet në Gjermani

Mediale Vip

Mediat në Shqipëri: Elvana ndodhet në Gjermani

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 13:12
Elvana Gjata

Këngëtarja Elvana Gjata vijon të jetë në kërkim nga policia shqiptare për ngjarjen e 4 tetorit, ku një person mbeti i pa shenja jete dhe dy të tjerë të plagosur, ndërkohë që arsyet e konfliktit nuk janë zbardhur ende nga autoritetet.

Mediat në Shqipëri raportojnë se Elvana ndodhet në Gjermani, shtet ku prej vitesh jeton motra e saj më e madhe, Migena Gjata.

Por ndërkohë që Elvana mbetet në kërkim, ‘Panorama’ raporton se Migena ka vendosur të rikthehet në Tiranë për një ngjarje të rëndësishme.

Ajo është këngëtare e muzikës operistike dhe për këtë arsye do të jetë në kryeqytetin shqiptar ku do të zhvillojë një koncert në Pallatin e Kongreseve. Ky është koncerti i dytë që Migena Gjata zhvillon në Tiranë brenda një viti.

Historia ku është përfshirë e motra nuk ka ndikuar te Migena për të ndryshuar agjendën e saj.

Ndërsa Elvana do të vijojë të mbetet në kërkim për të dhënë dëshminë e saj për ngjarjen tragjike ku është përfshirë i fejuari i saj, Ervin Mata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...