Çifti u martuan në vitin 2015 dhe sot janë prindër të dy vajzave. Gjatë emisionit, Emina tregoi se me bashkëshortin është njohur në ishujt e Karaibeve.
“Isha me shokun tim më të mirë që është grek dhe me familjen e tij. Ndërsa burri ishte me një grup shoqërie. Në tavolinën e burrit në restorant ishte një stiliste që punon në një shtëpi mode, njiheshim, erdhi dhe më takoi. Ishte dita pas vitit të ri. Më pyeti çfarë po bëni. I thashë po flasim për dëshirat që kemi për vitin e ri. Dëshira ime ishte të gjeja dikë që t’ja jepja zemrën se isha beqare prej vitesh. Isha 24 vjeç. Ajo më tha hajde ta prezantoj një djale, jo i thashë unë se jam me familjen e shokut.