Drake flet për herë të parë për djalin e tij njëvjeçar

Mediale Vip

Drake flet për herë të parë për djalin e tij njëvjeçar

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 18:19
Drake

Drake ka folur publikisht për herë të parë në lidhje me djalin e tij njëvjeçar, Adonis, të cilin e ka me Sophie Brussaux.

‘Ai ka sy të kaltër’, tha Drake për LeBron në The Shop.

‘Jam i emocionuar’, tha reperi pasi u bë baba për herë të parë duke shtuar se ai është duke i përdorur të gjitha gjërat të cilat i ka mësuar nga babai i tij dhe nëna, për durimin, dhe dashuri pa kushte.

‘Unë nuk dua që bota të jetë e zemëruar me nënën e djalit tim. Ne kemi gjetur veten në një situatë dhe të dy kemi përgjegjësi. Tani me të vërtetë jam shumë i emocionuar që jam baba’.

‘Pa marrë parasysh çfarë ndodh, unë kam dashuri të pakushtëzuar për nënën e fëmijës tim sepse dua që ai ta dojë nënën e tij’, shtoi ai.

Drake shtoi: ‘Kisha shumë frikë t’i tregoja nënës time, sepse nëna ime kishte marrëdhënie të mira me femrat që i kam pasur në jetë, saqë jam i sigurt se ajo do të priste ose do të ishte e kënaqur të kisha marrë një nga ato femra shtatzëna. Ishte e vështirë për mua t’i tregoja asaj se ishte dikush që nuk e takoi kurrë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat