Tregu muzikor çdo ditë bëhet më i ngjeshur me emra që i shtohen këtij profesioni.
Por, secilën herë ka kritika të mëdha për atë se çfarë prodhojnë këta artistë.
Është këngëtari Elgit Doda ai i cili përmes një statusi në InstaStory ka folur së fundi për gjendjen e muzikës në Shqipëri.
“Realisht muzika në Shqipëri po kalon kohë të vështirë”, ka shkruar ai, duke mos e sqaruar saktësisht arsyen.
“A ma fal” titullohet projekti i fundit nga Elgit Doda në duet me Ilger, këngë e cila u publikua gjatë muajit gusht.