Të pathënat e këngëtarit shqiptar: Kam bërë dashuri në shinat e trenit

Mediale Vip

Të pathënat e këngëtarit shqiptar: Kam bërë dashuri në shinat e trenit

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 14:16
Robert Berisha

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka publikuar së fundmi bashkëpunimin më të ri me Eneda Tarifën dhe Kastro Zizon.

Kohët e fundit ai ka dhënë intervista të ndryshme, por një ditë më parë Roberti ishte i ftuar në emisionin “Why not”, ku zbuloi disa detaje të reja për veten.

Gjatë intervistës, moderatorja e pyeti këngëtarin se “cili ishte vendi më i çuditshëm ku ke bërë dashuri?”.

Pasi u mendua Roberti tha: “Të çuditshme janë të gjitha, por mund të them në shinat e trenit”. Gjithashtu ai zbuloi se pjesa që i pëlqen më shumë te vetja janë të pasmet.

Gjithashtu në intervistë, këngëtari tregoi se cilën këngëtare shqiptare ka fiksim. Edhe pse gruaja e tij është një prej femrave më seksi në Shqipëri e Kosovë, Roberti tha se ka patur fiksim një ikonë të muzikës shqiptare.

“Nexhmije Pagarushën. Kur ka qenë e re, ka qenë shumë seksi”, rrëfeu Roberti në “Why Not”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat