'Zemra e bebit pushoi së rrahuri', Sara Hoxha flet për shtatzëninë e parë

Mediale Vip

'Zemra e bebit pushoi së rrahuri', Sara Hoxha flet për shtatzëninë e parë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 09:38
Sara Hoxha dhe Ledion Liço me London

Sara Hoxha dhe Ledion Liço sot janë prindër të një djali me emrin London Noor dhe kanë krijuar një familje të lumtur. Mirëpo në një rrëfim për "Revistawho.com", e intervistuar nga Ledioni, Sara tregon momentin e trishtë kur e humbi bebin e parë. 

Sara tregon gjithashtu se London nuk ka qenë surprizë pasi kur përjetuan emocionet e humbjes së bebit, e kuptuan sa shumë donin për t'u bërë prindër.

"London ishte me vetëdije të plotë. Ne kemi patur një shtatzëni përpara London, që fatkeqësisht u ndërpre në mes, sepse zemra e bebit pushoi së rrahuri. Dua ta them këtë, sepse është diçka që u ndodh shumë njerëzve, është shumë e trishtë, por dua që të kuptojnë që nuk është përfundimtare ajo ndjesi. Ti e mban mend se sa u mërzitëm për një fëmijë që ishte sa një kikirik, që as nuk e njohëm, dhe aty e kuptuam sa shumë donim që të krijonim një familje tonën", është shprehur Sara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat