Kjo super këngëtare bjonde shqiptare paska pasion qitjen!

Mediale Vip

Kjo super këngëtare bjonde shqiptare paska pasion qitjen!

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 18:46
Era Rusi

Ajo është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare me një zë potent dhe të fuqishëm por që paska një pasion disi të çuditshëm le të themi. Bëhet fjalë pë Era Rusin e cila e ftuar në programin e së martës te “Rudina” ka treguar ndër të tjera për pasionin e saj pë sportin e qitjes.

Era tregoi se ky pasion ka lindur tani vonë por që është siç e ka cilësuar ajo “është dashuria e saj e re”. Këngëtarja ka treguar për publikun se adrenalina që i fal praktikimi i sportit të qitjes e bën të largoj gjithë lodhjen dhe stresin e ditës apo të mbrëmjeve që kalon në punë.

Era Rusi sapo ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Më dhemb dashnia” ndërsa konfirmoi se projekti i saj i radhës muzikor është kënga me të cilën do të marr pjesë në festivalin “Kënga Magjike” 2018.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat