Jam një burrë i bërë për t`i qëndruar pranë gjysmës së bukur të njerëzimit. Nuk kam qenë kurrë mashkulli I një gruaje të vetme, pat deklaruar dikur aktori i famshëm francez. dhe në të vërtetë, ai ka pasur pranë vetes plot femra në jetën e vet, të cilat nuk i ka dashuruar në të njëjtën mënyrë sic e kanë bërë ato vetë. Në jetë merr atë që meriton dhe sot, Alain Delon është i vetëm dhe I sëmurë. Ai gjithmonë bënte të njëjtën gjë: kur dikush atashohej shumë, e linte për një tjetër “më të mirë“. Aktorja Romy Schneider, ishte dashuria e parë e madhe e francezit joshës. Por pavarësisht kësaj e tradhëtoi me nje femër tjetër.
Romy praktikisht nuk e mori me veten kurrë sic duhet nga kjo ndarje; ajo u lidh pa dashuri të madhe me Harry Meyen, por jeta iu shkatërrua nga vdekja e të birit në moshën 14 vjecare dhe vetë vdiq shumë e re nga një atak kardiak.
Christa Päffgen- edhe pse shkonin shumë mirë bashkë, Delon nuk rrinte dot me një grua të vetme ndaj e la dhe Christën për një tjetër.
Këngëtarja gjermane, e njohur me emrin e skenës Nico, me aktorin pati një djalë por ai nuk e njohu kurrë ( edhe pse i ngjan kopje!!).
Impakti psikologjik ishte I madh tek Christa që ra në ndikimin e drogës e vdiq 50 vjec nga një atak kardiak.
Nathalie Barthelemy- aktorja dhe modelja me origjine marokene ishte femra me të cilën Alain nisi një marrëdhënie ndërkohë që ishte i fejuar me Romy Schneider.
Me Nathalie-në, ai u martua gushtin e 1964-tës, një muaj përpara se të vinte në jetë djali i tyre, Anthony Delon. Martesa zgjati katër vjet dhe sic rrëfeu ajo vetë, ishte e mbushur me sherre. Zënkat madje kishin nisur që ditën e parë kur u takuan. Ai e braktisi për Mireille Darc.
Me Mireille, qëndroi 15 vjet, por ajo nuk bëri kurrë fëmijë. Në vitet 80, Mireille pësoi një hemoragji cerebrale dhe paskësaj, ai e la, ndonëse vazhduan të mbeten miq.