Arrestohet Stresi

Mediale Vip

Arrestohet Stresi

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 21:41
Stresi

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të mërkurë njërin ndër reperat e njohur në Shqipëri.

Fjala është për këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjitha fansat si Stresi. Reperi mësohet se është arrestuar nën akuzën e armëmbajtjes pa leje, një krim i cili dënohet me disa vite burg.

Para disa kohësh Stresi u arrestua nga policia, por arriti t’i shpëtojë forcave të rendit duke u hedhur nga kati i dytë i komisariatit nr.3 të Tiranës duke shfrytëzuar njërën nga dritaret e ndërtesës.

Për arratisjen e Stresit në vitin 2015 u shkarkuan nga detyra plot 7 efektivë policie të komisariatit. Por ky nuk është i vetmi precedent që e ka bërë të njohur Stresin, përveçse këngëve të tij. Arkimed Lushaj u kap disa muaj më parë pikërisht nën akuzën se mbante armë pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat