David Beckham flet rreth jetës bashkëshortore me Victorian: Po bëhet gjithnjë më e komplikuar martesa jonë - Bota Sot
David Beckham flet rreth jetës bashkëshortore me Victorian: Po bëhet gjithnjë më e komplikuar martesa jonë

Mediale Vip

E mërkurë, 14 nëntor 2018

David Beckham flet rreth jetës bashkëshortore me Victorian: Po bëhet gjithnjë më e komplikuar martesa jonë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 10:48
David dhe Victoria Beckham

Ish futbollisti, David Beckham foli për martesën me ish-pjesëtaren e bendit Spice Girls, Victoria.

Davidi pranoi se marrëdhënia me Viktorinë nganjëherë është “punë shumë e vështirë”.

“Gjërat bëhen pak më të komplikuara kur dy persona janë së bashku për kaq shumë kohë”, tha ai.

“Kur jeni të martuar për një periudhë të gjatë si të dy ne, ruajtja e një marrëdhënieje është gjithmonë më e vështirë”, shtoi Davidi.

“Martesa jonë po komplikohet”, tha David, por që hodhi poshtë spekulimet se do të ndahet prej bashkëshortes.

Megjithatë, javë më parë britaniku ngriti thashetheme për shkurorëzim, sepse nuk u paraqit në kopertinën e revistës “Vogue” me familjen e tij.

Çifti u martua në Irlandë në vitin 1999 dhe ka katër fëmijë, Brooklyn (19), Romeo (16), Cruz (13) dhe Harper (7). 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test