Tayna po i bashkohet labelit Sony Ultra Music?

Mediale Vip

Tayna po i bashkohet labelit Sony Ultra Music?

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 10:53
Tayna

Tayna, këngëtarja e re arriti shumë shpejt të prek majat e top-listave muzikore shqiptare.

Duket se bukuroshja jonë është gati për hapin e radhës në karrierën muzikore, e cila gjë mund t’ia ndryshon karrierën.

Në fakt, menaxheri i reperes prizrenase Rinor Hykolli ka publikuar një imazh në llogarinë personale në Instagram që lë të kuptohet se rep-artistja do të nënshkruajë kontratë me Sony Ultra Music.

Në këtë formë, biondina do t’i bashkohej labelit që i përket edhe këngëtarja jonë me famë botërore, Era Istrefi.

Kujtojmë se Tayna arriti sukses të madh me këngën “Columbiana”, që e solli në bashkëpunim me Don Phenom.

“Shqipe”, “Fake” dhe “Doruntina” janë tri hitet tjera pasuese, të cilat ishin mjaft të suksesshme.

Ndryshe, artisja është duke punuar në projekte të reja muzikore, që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat