Prapaskenat e Rona Nishliut nuse qënkan thjesht WOW! - Bota Sot
Prapaskenat e Rona Nishliut nuse qënkan thjesht WOW!

Mediale Vip

E enjte, 15 nëntor 2018

Prapaskenat e Rona Nishliut nuse qënkan thjesht WOW!

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 13:48
Rona Nishliu

U desh të kaloj më shumë se një muaj që Rona Nishliu të na tregonte disa nga momentet më pikante të shkrepura në prapaskenat e dasmës së saj. Vet këngëtarja e njohur shqiptare ka zgjedhur që pak nga pak dhe ditë pas dite të publikoj disa foto teksa bëhej gati për të veshur fustanin e bardhë ndërsa në fytyrë i dallohen qartazi dhe emocionet e nusërisë.

Dhe nga fotot që kemi parë deri më tani, Rona duket magjepsëse njësoj si në ditën e saj më të veçantë që edhe pse u martua pa shumë zë e bujë, publikut i mjaftoi një foto që ta vlerësonte se sa e bukur kishte dal nuse këngëtarja.

Rona Nishliu u martua më 8 shtator të këtij viti me partnerin e saj Florin, pas lidhjes disa vjeçare të dashurisë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test