Lajm i keq për Kim Kardashian

Mediale Vip

Lajm i keq për Kim Kardashian

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 23:19
Kim Kardashian

Nuk është e thjeshtë të jesh e martuar me Kanye West dhe këtë gjë e di e gjithë bota. Por, me sa duket, për Kim Kardashian kjo gjë po bëhet gjithmonë dhe më e vështirë.

Pas vizitës së reperit në Shtëpinë e Bardhë dhe videove të çuditshme ‘live’ në rrjetet sociale, Kim po kalon një periudhë vërtetë të sikletshme.

Dhe nëse sjellja e tij nuk ndryshon, shumë shpejt Kim mund t’i japë fund martesës.

HollyWoodLife.com ka zbuluar situatën e vështirë që Kim po kalon duke theksuar se ajo ndihet e dëshpëruar.

“Kim po mundohet shumë të shpëtojë martesën e tyre, por me të vërtetë që nuk di ç`të bëjë. Ajo është e frikësuar për shëndetin e Kanyes dhe për ndikimin që disa nga sjelljet e tij mund të kenë te fëmijët e tyre në të ardhmen”, -janë shprehur disa burime të afërta me Kim për Hollyewood Life. Po ashtu këto burime kanë shtuar se ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka frikë se zgjedhjet e gabuara të të shoqit mund ta shtyjnë drejt vendimeve drastike. Ajo po tregohet e duruar, e dashur dhe mirëkuptueshme, por nuk e di edhe sa situata të tilla ajo dhe familja e saj mund të përballojnë.

Videot dhe postimet e Kanyes në rrjetet sociale nuk janë aspak normale dhe po shkaktojnë gjithmonë dhe më shumë debate me publikun. Prandaj, sa herë ai poston diçka, Kim ndihet në një presion shumë të madh dhe pret më të keqen. Se si do të shkojnë gjërat mes tyre, mbetet për t`u parë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat