Familja Icardi në versionin Simpson

Mediale Vip

Familja Icardi në versionin Simpson

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 08:21
Familja Icardi

Familja e Mauro Icardit është kthyer në një nga më të ndjekurat nga mediat rozë. 

Nga njëra anë Wanda Nara, bashkëshortja dhe agjentja e bomberit të Interit, prej së cilës nuk kanë fund skandalet dhe deklaratat bombastike dhe nga ana tjetër Maurito, i cili flet me golat në fushë dhe me bëmat e tij jashtë saj, kanë bërë që prozhektorët e mediave rozë të drejtohen drejt tyre. Jashtë kësaj nuk kanë mbetur edhe 5 fëmijët e çiftit të cilët janë pjesë shpesh e rrjeteve sociale të zonjës Icardi. 

Për këtë, prodhuesit e filmit vizatimor Simpson i kanë përfshirë 7 anëtarët e familjes Icardi në personazhe të serive të animuar më të famshme të të gjitha kohërave, të vendosur në Springfield. Personazhe të Simpson janë bërë edhe qentë e familjes. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat