Bleona Qereti e ‘shashtisur’ pas Stresit menjehere pas arrestimit: Bravo yll, ti

Mediale Vip

Bleona Qereti e ‘shashtisur’ pas Stresit menjehere pas arrestimit: Bravo yll, ti

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 09:57
Bleona Qereti

Bleona Qereti është një ndër këngëtaret që nuk njeh komplekse dhe ka ditur të pozicionohet shumë mirë në tregun ndërkombëtar. Këngëtarja ka shprehur simpatinë e saj për këngën më të re të reperit Stresi, i cili ka konkurruar në festivalin ‘Kënga Magjike’.

Të dua Mom titullohet kënga me të cilën ai u paraqit në Këngën Magjike, në të cilën reperi ka hedhur të gjithë ndjenjat e tij, kushtuar të ëmës.

Ishin të shumtë kolegët që e kanë përkrahur dhe nuk ka munguar as mbështetja e Bleona Qeretit e cila i ka publikuar pak nga kënga në Instastory. Duke qenë se ajo njihet dhe ndiqet nga njerëz të shumtë, kjo do t’i ndihmonte Stresit që kënga të shpërndahet akoma më shumë.

Pranë njërit postim Bleona tek emri i Stresit ka vendosur shumë zemra e tek tjetri ka shkruar: Bravo yll bravo. Nëna është gjëja më e shenjtë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat