Këngëtari kujton tmerret e luftës: U luta të më vrisnin të parin

Mediale Vip

Këngëtari kujton tmerret e luftës: U luta të më vrisnin të parin

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 13:22
Mentor Haziri

Këngëtari Mentor Haziri ka rrëfyer disa momente të dhimbshme që ka përjetuar në luftën mes Kosovës e Serbisë. Në një cast, ai ishte aq i frikësuar sa dëshironte të vdiste i pari vetëm që të mos shihte se cfarë do ndodhte me të tjerët.

"Në kohën e luftës kur filluan bombardimet ne ikëm në një fshat në Kosovë dhe 2 javë më vonë filluan të na sulmojnë forcat serbe. Në orën 08:00 të mëngjesit kemi dalë 500 veta në mal dhe aty na kanë kapur të gjithëve, na kanë mbajtur disa orë dhe na kanë plaçkitur. Më pas na vunë në rend për të na vrarë, ndanë burrat veç dhe gratë veç dhe prisnin urdhër për të na vrarë. Është histori shumë e dhimbshme.

Në ato momente ajo çfarë mendon një njeri është që të vdesë i pari që të mos shohë se çfarë do të ndodhë. Lutesha të vdisja i pari. Por 500 veta nuk mundën të na vrasin, sepse do të ishte masakër e madhe, nuk morën urdhër për të na vrarë. Na nxorën në autostradë dhe aty unë jam ndarë nga familja ime. Mua më kanë ngritur në tren dhe kam qëndruar për një muaj në Maqedoni dhe kam punuar për refugjatë të tjerë. Deri kur është çliruar Kosova nuk kam pasur asnjë kontakt me familjen time dhe nuk kam ditur asgjë për ta”, tha ai në intervistën për emisionin e "Rudinës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat