Meghan Markle flet për herë të parë për makthet e shtatzënisë: ‘Zgjohem në mes të natës dhe bëj…’

Mediale Vip

Meghan Markle flet për herë të parë për makthet e shtatzënisë: ‘Zgjohem në mes të natës dhe bëj…’

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:43
Meghan Markle

Meghan Markle ka folur për herë të parë për shtatzëninë dhe ndjesitë që i shkakton kjo pritje e ëmbël.

Gjatë turit në Australi, teksa vizitonin plazhin Bondi së bashku me princin Harry, ajo i tregoi Charlotte Connell, e cila gjithashtu po prite një fëmijë se shtazënia është si një “Jet lag”.

Po çfarë do të thotë “Jat lag”?

Një lodhje ekstreme dhe efekte të tjera fizike që i shkaktohen një njeriu që udhëton për një kohë të gjatë në zona të ndryshme.

Pra për Meghan, ky është përkufizimi i shtatzënisë.

Dukesha e Sussex ka treguar gjithashtu se çfarë bën kur zgjohet në orën 04:30 të mëngjesit.

“Zgjohem në orën 04:30 të mëngjesit dhe bëj joga në dhomë sepse nuk mund të fle”, ka treguar ish-aktorja.

Meghan ka qenë gjithmonë një praktikuese e jogas, duke qenë se mamaja e saj Doria Ragland është instruktore e jogas në Los Angeles.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat