Kuvendi i Kosovës dje miratoi në lexim të parë tri projektligje për FSK-në, të cilat i hapin rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës.
Këtij lajmi i janë gëzuar gjithë shqiptarët, kishte reagime të shumta edhe nga fytyrat publike.
Së fundi, ishte Fifi ajo e cila përmes një postimi në InstaStory ka shprehur gëzimin për formimin e ushtrisë së Kosovës.
“JU DUA FORT. MEGA BRAVO”, ka shkruar ndër të tjera ajo, mbi një fotografi të ushtarëve të FSK-së.
Kujtojmë që tre projektligjet për formimin e ushtrisë dje u votuan nga 101 deputetë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa të pranishëm në Kuvend kur u bë votimi për këto projektligje nuk ishin deputetët e Listës Serbe.