Këngëtarja nga Shqipëria, Elvana Gjata dje lansoi videoklipin e këngës "Shade" në bashkëpunim me Poo Bear.
Ndonëse kohëve të fundit u përfol shumë Gjata befasoi të gjithë me veprimin e fundit, që lirshëm mund të thuhet se asgjë nuk mund ta ndalë atë.
Në një periudhë jo aq të lehtë, miqtë dhe kolegët e saj vazhdojnë të përkrahin atë përmes rrjeteve sociale.
E fundit është prezantuesja, Jonida Vokshi e cila konsiderohet të jetë një nga mikeshat më të afërta të Elvanës e cila thotë dy fjalë për të.
“E pandalshme Elvana, gjysma ime”, shkruan ajo.
Ndryshe, Elvana është shpallur në kërkim të policisë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish Bllokut në kryeqytet.