U gjet në hotel me një vajzë tjetër, historia e trazuar e dashurisë së Stresit me Keisin dhe si do jetë fati i lidhjes

Mediale Vip

U gjet në hotel me një vajzë tjetër, historia e trazuar e dashurisë së Stresit me Keisin dhe si do jetë fati i lidhjes

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 18:52
Arrestimi para tri ditësh në një dhomë hoteli në Linzë i reperit Arkimed Lushaj, i njohur në muzikë si Stresi, ishte ndër lajmet më të bujshme të këtyre ditëve.

I dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe të trafikimit të lëndëve narkotike, Policia sqaroi në njoftimin zyrtar se bashkë me këngëtarin në momentin e arrestimit ishte prezent edhe një vajzë 20- vjeçare, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Stresi nuk ka shumë kohë që ka zyrtarizuar me fejesë lidhjen e tij katërvjeçare me të dashurën e tij nga Tirana, por që ndjek studimet e larta në Toronto të Kanadasë, Keisi Bezhanin. Ndërkohë që të gjithë prisnin që Keisi t’i jepte duart, pasi brenda arrestimit flitej për një tradhti, që për më tepër bëhet publike, ajo, mesa duket, e ka marrë me sportivitet këtë fakt.

 

Image

Gjatë ditës së premte (dje) ajo ka reaguar në rrjetet sociale, për herë të parë pas arrestimit të të fejuarit të saj. Keisi publikoi një foto para pasqyrës, ku fokusonte unazën në gishtin e martesës, duke përcjellë kështu mesazhin se asgjë s’ka ndryshuar mes tyre dhe se e mbështet partnerin e saj.

Ndërsa komentuesit e kanë “bombarduar” me pyetje të tipit; Çfarë ka ndodhur mes jush, a do ia falësh tradhtinë, e pyetje të tjera, të cilave ajo s’iu ka dhënë përgjigje, duke preferuar të qëndrojë diskrete me fjalë, por të flasë më foto. Nga ana tjetër, nëna e tij, Shpresa Lushaj, e ka konsideruar arrestimin e të birit “hakmarrje 24 orëshe”, të bërë për arsye politike.

Por duket se këtë moment të vështirë po e mbështet edhe vjehrra, Klara Bezhani, e cila mban ende në profilin e saj foto të Stresit me të bijën, gjatë darkave me çiftin në Tiranë. Ndërkohë, vendimi i Gjykatës së Tiranës ka lënë në qelitë e paraburgimit Stresin, të cilit iu dha masa e sigurisë “arrest me burg” për armëmbajtje pa leje.

Image

Nga shqyrtimi rezultoi se përgjimet, që u përdorën si provë ndaj Stresit, kryheshin nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për llogari të të ashtuquajturit grupi i Bajrit në Shkodër, ku Stresi, gjatë një komunikimi telefonik, është shprehur se “atë e hodha, sapo pashë që erdhën të zinjtë”. Sipas Prokurorisë, Stresi në këtë bisedë i referohet pistoletës, që Policia gjeti në një lokal pranë gjimnazit “Partizani” në korrik të këtij viti, nga ku Stresi ishte larguar sapo kishte parë policët.

Ndërkohë, avokati i tij ka kundërshtuar të dyja rastet, duke pretenduar se Policia në asnjë rast nuk i ka gjetur pistoletë në trup klientit të tij. Madje, për arrestimin e fundit, avokati ka shfrytëzuar pamjet e publikuara nga Policia, jo vetëm duke i cilësuar të paligjshme, por edhe si provë në favor të klientit të tij.

Avokati Marash Ibraj tha: “Mediat kanë transmetuar pamjet e arrestimit të klientit tim thuajse nudo. Atëherë, unë pyes se ku e ka pasur armën klienti im, pasi armëmbajtja pa leje nënkupton të ta gjejnë armën ty. Ai ishte lakuriq”. Masa e arrestit pritet të ankimohet nga avokati i Arkimed Lushajt brenda afatit të parashikuar në ligj, ndërkohë gjithë pyetja që fansat ngrejnë është, a do ia falë tradhtinë e fejuara me një vajzë po aq sa mosha e saj?

Image

STRESI, DHE LIDHJA E TRAZUAR ME KOMSHIJEN 10 VITE MË TË RE

Por ç’mund të themi për lidhjen e Stresit me komshijen e tij 10 vite më të re, Keisin, të cilën e ëma ia besoi për ta mbrojtur nga ngacmimet e djemve të tjerë të lagjes?

Vetë në një intervistë për “Panorama”, Stresi rrëfeu se nga kujdesi për të, nisi ta shihte me sy tjetër dhe kështu filluan një lidhje në fshehtësi. Ndërkohë që prindërit e Stresit, e mirëpritën vajzën si të dashurën e djalit të tyre, çifti hasi pengesa me prindërit e saj, të cilët nuk donin që vajza e tyre të lidhte jetën me një “djalë problematik” si Stresi.

Image

Keisi jeton në Kanada, ku ndjek studimet e larta dhe lidhja e tyre vazhdon sot e kësaj dite në distancë. U desh shumë punë dhe këmbëngulje nga vetë ajo, që prindërit e saj ta pranonin vendimin e saj për t’u fejuar me Stresin. Por para dy muajsh mediat folën për një ndarje të mundshme, duke qenë se Keisi fshiu fotot e fejesës dhe se nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Kurioze për të zbuluar të vërtetën, një ndjekëse e Keisit e ka pyetur atë nëse lidhja me Stresin kishte marrë fund, ajo mori këtë përgjigje: “Unë jam e martuar, s’e njoh fjalën ndarje”, duke sqaruar njëherë e mirë thashethemet për marrëdhënien e tyre aktuale.

E DASHURA E STRESIT PËR LIDHJEN NË DISTANCË: “I BIJA MURIT ME KOKË”

E duke qenë se ka disa kohë që kryefjala e mediave rozë është bërë lidhja e reperit Stresi me partneren tij, Keisi, vajza e panjohur për publikun nuk ka hezituar të flasë publikisht për vështirësitë e mbajtjes së lidhjes në distancë prej tre vitesh.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, e dashura e Stresit i është përgjigjur një tjetër ndjekësi, i cili e pyeste se si ia del ta mbajë lidhjen me reperin, ndërsa jetojnë larg. “Duke i rënë murit me kokë përditë”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet që lidhja me Stresin s’ka qenë aspak e lehtë.

Ndërkohë, në një intervistë për një revistë, Keisi tregoi se takoheshin në Europë dhe asnjëherë në Tiranë pasi kishte frikë se do ta shihnin të shtëpisë, që nuk dinin asgjë për lidhjen e tyre. Ndërkohë që vetë Stresi ka deklaruar se ajo çfarë i kishte kërkuar Keisi ishte të mos e fikte kurrë telefonin që në çdo situatë të kishin mundësi të komunikonin.

Image

Në një intervistë që Stresi ka dhënë plot një vit më parë, duke rrëfyer për pengesat që po kalonte lidhja e tyre, ai u shpreh: “Me babain e Keisit takohem, ndërsa me nënën nuk kam komunikim. Këtë muaj prindërit e saj ndodhen në Kanada te Keisi dhe pres me padurim se çfarë do të kenë biseduar sa i takon lidhjes sonë… Gjithsesi, asgjë dhe askush nuk e frenon Keisin në marrëdhënien me mua. Nëse s’do të ketë rrugë tjetër, atëherë unë do e rrëmbej, ashtu si im atë rrëmbeu nënën time shumë vite më parë”.

Por që pas fejesës duket se marrëdhëniet e tij me nënën e Keisit u përmirësuan, pasi fotot e fundit që ata kalojnë kohë bashkë, janë shkrepur jo më larg së shtatori i këtij viti.

PANORAMA PLUS

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat