“ILLYRIAN EAGLES ”-SHQIPONJAT ILIRIANE shtegtojnë në bashkimin e shqiptarëve kudo në botë

Mediale Vip

“ILLYRIAN EAGLES ”-SHQIPONJAT ILIRIANE shtegtojnë në bashkimin e shqiptarëve kudo në botë

Nga: Maksim Gjokaj Më: 21 tetor 2018 Në ora: 14:24
“ILLYRIAN EAGLES ”

Ashtu duken siç kanë edhe emrin “Shqiponjat Iliriane”, ashtu të bashkuar dhe në evente dhe momente mjaft të bukura dhe kryesisht në ato data shumë të veçanta dhe historike i sheh ata. Por në fakt shumë janë kuriozë se si është zanafilla e shoqërisë Illyrian Eagles e ne do tua shuajmë kureshtjen të gjithëve tani duke mësuar për ta që nga simbolet në veshjet e tyre e deri te aktivietet që ata bëjnë. Kjo shoqëri u themelua pikërisht në një datë simbolike me 28 Nëntor 2016 nga Sabi Kaçanolli së bashku me shumë shqiptarë të tjerë qe jetojnë në diasporë po bënë bujë të madhe në rrjetet sociale duke promovuar vlerat kombëtare dhe sukseset e shqiptarëve kudo në botë.

Qëllimi i kësaj shoqërie është që përmes veprimtarisë dhe aktiviteteve të ndryshme të ngritet ne piedestalin më të lartë vlera e unitetit dhe identitetit kombëtar.

Ajo çka i karakterizon në dukje më së shumti këtë shoqëri, është simboli i veshjes. Ndërthurja e bukur e figurave dhe simboleve kombëtare si: mburoja luftëtare, figura e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe Adem Jasharit, shqiponja dhe besëlidhja shqiptare dëshmojnë më së miri misionin e kësaj shoqërie në vetëdijesimin e shqiptarëve për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona kombëtare.

Shoqëria Illyrian Eagles vazhdimisht realizon vizita të ndryshme në mbështetje të shqiptarëve të suksesshëm në boks, kick boks, futboll dhe tjera aktivitete sportive si dhe vizita tek heronjtë kombëtar në data të shënuara historike. Përgjatë aktiviteteve dhe vizitave të ndryshme që bënë kjo shoqëri nuk mungon as kënga me çifteli kushtuar heronjve të cilët ia kanë kushtuar jetën lirisë dhe pavarësisë.

Ajo çka vlen të theksohet është se kjo shoqëri ndikohet në vizionin ideologjik të ikonës së lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës, ish- Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. E gjithë veprimtaria e kësaj shoqërie mbështet në parim në ushqimin e ndjenjave atdhetare dhe përçon mesazhin e tij përmes kësaj thënie “Shqiptarët nuk i bashkon vetëm feja apo ideologjia. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes kombëtare, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare”.

Shoqëria Illyrian Eagles mirëpret të gjithë shqiptarët pa dallim fetar apo klanor që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim në frymën e bashkimit dhe zhvillimit të përbashkët kombëtar.BS

Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat