"Era këndon keq live", pas Tunës, Robert Berisha kapet me kunatën e tij

Mediale Vip

"Era këndon keq live", pas Tunës, Robert Berisha kapet me kunatën e tij

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 22:43
Era Istrefi, Robert Berisha dhe Altuna Sejdiu

Me siguri që të gjithëve u kujtohen përplasjet mes Robert Berishës dhe nuses së vëllait të tij, këngëtares Altuna Sejdiu. Ata u përfolën për një sherr në familje që vazhdoi me thumbime të shumta në rrjetet sociale. Mirëpo mesa duket Roberti nuk e ka lënë me kaq, dhe ka ‘sulmuar’ edhe Era Istrefin, kunatën e tij.

I ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’, në pjesën ‘ndaje ose haje’ Roberti duhet të zgjidhte se kush këndon më keq ‘live’, gruaja e tij Nora Istrefi apo motra e saj Era. Dhe Berisha ka thënë emrin e të voglës Istrefi.

“Nora ka mbi 15 vite që është në skenë dhe ka më shumë eksperiencë, prandaj po them që Era këndon më keq ‘live’,”- u përgjigj Roberti. Tani na mbetet të presim për të parë se si e ka marrë kunata e tij këtë deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat