E fejuara e Stresit tregon qëndrimin e saj për Stresin me këtë foto

Mediale Vip

E fejuara e Stresit tregon qëndrimin e saj për Stresin me këtë foto

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 19:36
Kejsi

Pas arrestimit të reperit Stresi disa ditë më parë nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe gjithashtu gjetjes së një sasia droge, e gjithë vëmendja mediatike ka qenë tek e fejuara e tij Kejsi.

Kjo pasi sipas policisë reperi u gjet në një hotel në Linzë sëbashku me një vajzë 20-vjeçare emri i së cilës nuk është bërë i ditur. 

Pas heshtjes disa ditore dhe reagimit të saj, Kejsi ka treguar përmes kësaj foto qëndrimin që mban rreth kësaj çështje. 

Ajo shfaqet duke përqafuar vjehrrin e saj Sali Lushaj dhe në këtë mënyrë tregon mbështetjen për familjen e të fejuarit. Ditë më parë Kejsi ndodhej në Kanada nuk dihet ende nëse kjo është një foto e vjetër, apo rrethanat e kanë detyruar të kthehet në Shqipëri.

Reperi dhe Kejsi janë celebruar dhe ishin duke u marrë me përgatitjet e dasmës. Madje pak ditë përpara arrestimit reperi prezantoi edhe këngën e tij në festivalin “Kënga Magjike” si një dedikim dhe tribut për nënën e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat