Lavigne: Gjatë betejës me sëmundjen aktroja se jam e lumtur në Instagram

Mediale Vip

Lavigne: Gjatë betejës me sëmundjen aktroja se jam e lumtur në Instagram

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 14:41
Avril Lavigne

Këngëtarja kanadeze Avril Lavigne u bë një princeshë e vërtetë në fillim të viteve 2000, dhe singlet “Complicated” dhe “Sk8r Boi” edhe sot dëgjohen.

Megjithatë, në një moment ajo u zhduk nga skena, veçanërisht në vitin 2015, për shkak të betejës me sëmundjen Lyme.

Avril tani është mirë dhe kohët e fundit ka lëshuar singlin “Head Above The Water”,  i cili përshkruan ditët kur mendonte se do të vdiste.

Ajo gjithashtu ka themeluar një fondacion që mban emrin e saj dhe ndihmon ata që kanë probleme si ajo.

Avril pranoi se ajo shpesh u largua nga fakti se ishte e sëmurë duke vënë fotot në të cilat ajo ishte e lumtur, edhe pse nuk ishte ashtu.

"Isha në shtrat për dy vjet. Unë kam qenë duke pirë antibiotikë, më shumë lloje. Doja të isha trimëreshë para të gjithëve, sepse nuk doja që sëmundja të ishte pjesë e identitetit tim. Sapo ngrihesha, vendosa selfi në Instagram dhe bëhesha kinse jeta ime ishte e përkryer ", tha këngëtarja.

Ajo shtoi se nuk dëshiron të fliste për këtë, por  e kupton se kjo është përgjegjësia e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat