Këngëtari i njohur italian vjen në bashkëpunim me Dua Lipën

Mediale Vip

Këngëtari i njohur italian vjen në bashkëpunim me Dua Lipën

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 07:16
Andrea Bocelli dhe Dua Lipa

Këngëtari i njohur, Andrea Bocelli po vazhdon të jetë goxha aktiv me projekte të reja.

Ai ka paralajmëruar bashkëpunimin e radhës me artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipën me këngën “If Only”.

Projektin e bëri të ditur për BBC Radio 2, të hënën teksa postimin më pas e ndau me ndjekësit në Facebook.

Në videon e publikuar në rrjete sociale legjenda e muzikës klasike shfaqet në studio me Duan, zërin e së cilës e ka cilësuar si tejet të veçantë.

Nga ana tjetër, artistja 23 vjeçare nuk po ndalet së publikuari këngë solo pa lënë anash edhe bashkëpunimet me emra të mëdhenj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat