Edhe pse është vetëm disa muajshe, vajza e Zaimina Vasjarit ftohet me ftesë zyrtare në eventet e modës

Mediale Vip

Edhe pse është vetëm disa muajshe, vajza e Zaimina Vasjarit ftohet me ftesë zyrtare në eventet e modës

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 13:50
Zaimina Vasjari

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ka tash e sa kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Ajo i është përkushtuar tërësisht familjes, pasi tash e sa muaj është bërë nënë për herë të parë.

Zaimina është nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Khloe.

Duket se vajza e këngëtares, ende pa mbushur një vit, ka filluar që të rrëmbejë vëmendje mediatike.

Zaimina ka publikuar së fundmi në InstaStory një imazh, ku shfaq ftesën që i është bërë vajzës së saj, për në një event mode.

“Ftesa e parë e Khloes”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar kështu se edhe pse ende disa muajshe, vajza e saj është ftuar që të jetë pjesë e “Albanian Fashion Kids”.

Zaimina vite më parë ishte shumë aktive me projekte të shumta muzikore, teksa viteve të fundit duket se ka qenë më e tërhequr nga muzika.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat