Pas sulmit të djeshëm, reagon Ligrit Uka

Mediale Vip

Pas sulmit të djeshëm, reagon Ligrit Uka

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 21:06
Ligrit Uka

Gjatë ditës së djeshme reperi Ligrit Uka është sulmuar nga disa persona.

Ky lajm u konfirmua edhe nga Policia e vendit ku thonë se Ligriti është gjetur me lëndime trupore në rrugën Isa Boletini në Prishtinë.

”Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një përleshje mes disa personave, në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, ku viktima L.U mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar” tha për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Dhe tani ka reaguar edhe reperi i cili ka publikuar një fotografi në Instagram të aktorit, Sylvester Stallone me mbishkrimin “Ky është vetëm fillimi, ende nuk kam mbaruar”.

Kujtojmë se në muajin mars, reperi Ligrit Uka bashkë me disa persona të tjerë e kanë sulmuar fizikisht Feron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat