Aktori në kërkim për vjedhjen e birrave i drejtohet policisë: Ju betohem që nuk jam unë

Mediale Vip

Aktori në kërkim për vjedhjen e birrave i drejtohet policisë: Ju betohem që nuk jam unë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 23:42
Hajduti

Kërkimi i policisë në Mbretërinë e Bashkuar për një hajdut  të një arke me birra ka hedhur dyshimet se mund të jetë aktori i njohur, David Schwimmer.

Zyrtarët në Blackpool publikuan pamjet filmike të njeriut që ka ngjashmëri të madhe me aktorin, i cili njihet për rolin e tij si Ross tek seriali “Friends”.

Ai iu përgjigj videos së policisë me një postim në Twitter e Instagram ku i uronte oficerëve fat me hetimin.

“Ju betohem që s’kam bërë gjë. Kam qenë në Nju Jork. I uroj policisë të ketë fat me kapjen e autorit”, shkruajti ai.

 “Friends” është një nga komeditë më të famshme që ka realizuar 10 sezone

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat