Hiti i reperëve më të suksesshëm të momentit akuzohet për vjedhje

Mediale Vip

Hiti i reperëve më të suksesshëm të momentit akuzohet për vjedhje

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 07:11
Leander C.Pickett, i njohur si M.O.S t

Një prej këngëve më të suksesshme të grupit Migos është akuzuar nga një reper tjetër, i cili thotë se është e vjedhur.

Leander C.Pickett, i njohur si M.O.S thotë se e ka regjistruar këngën e titulluar “Walk It Like I Talk It” në vitin 2007. Ai shton se në janar të 2018, Migos publikuan një këngë në albumin e tyre “Culture II” me një titull të ngjashëm ‘Walk It Tak It’.

Në fakt, ekziston një lloj ngjashmërie, sidomos në refren. Ndër të tjera, Pickett i ka akuzuar për të drejtat e autorit.

Ai kërkon pagesë nga Migos dhe Capital Records pasi është kënga e tij. Kujtojmë se Migos janë reperët më të suksesshëm të momentit, me të cilët po bashkëpunon çdo emër i njohur në tregun e muzikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat