Modelja tregon pjesët e saja intime në muzeun turk (+18)

Mediale Vip

Modelja tregon pjesët e saja intime në muzeun turk (+18)

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 13:52
Marisa Papen

Modelja belge, e arrestuar vitin e kaluar nga policia në Egjipt për shkak të paraqitjes të pahijshme para tempujve të lashtë, bëri diçka të ngjashme në Turqi.

Këtë herë në Aja Sofje ajo kishte veshur një burka dhe tregoi pjesët e saj intime, e cila shkaktoi polemika në publik.

Njëzetvjeçarja Marisa Papen, e cila e përshkruan veten si një ekspresioniste e lirë, tani udhëtoi për në Turqi së bashku me fotografin australian Jessie Volker.

Siç shpjegoi më vonë, Papen këtë e bëri krejt rastësisht.

"Ndryshe nga Egjipti, këtë herë nuk kishim planin e duhur. Ne erdhëm pa ndonjë përgatitje, vetëm me një imagjinatë të pafund", tha Marisa.

Është interesante se Marisa dhe fotografi i saj serish të nesërmen vizituan muzeun, i cili dikur ishte një kishë ortodokse dhe xhami, pasi ata nuk ishin të kënaqur me xhirimin e parë.

Siç vunë në dukje në një bisedë për Sun britanik, ata kishin ndjenjën se po përcilleshin gjatë gjithë udhëtimit, por u larguan nga vendi pa asnjë problem.

"Jesse dhe unë mendojmë për veten tonë si një Bon dhe Klajd në misionin James Bond dhe ne gëzojmë çdo minutë të rrezikut në të cilin ne e gjejmë veten përsëri," përfundoi Marisa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat