Ben Affleck dëshiron që ish-bashkëshortja të jetë e lumtur

Mediale Vip

Ben Affleck dëshiron që ish-bashkëshortja të jetë e lumtur

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 16:33
?Ben Affleck dhe Jennifer Garner

Ben Affleck nuk e ka marrë afër zemrës lajmin se ish-bashkëshortje e tij, Jennifer Garner ka ecu përpara, pas divorcit të tyre.

“Ben dhe Jen e duan dhe kanë respekt për njëri-tjetrin”, ka thënë një burim i afërt me aktorin 46 vjeçar për revistën Us Weekly.

“Ata kujdesen së bashku për fëmijët e tyre dhe kjo është një prioritet për ta. Ai gjithmonë do ta përkrahë Jen në të gjitha vendimet që ajo merr. Ai thjesht dëshiron që ajo të jetë e lumtur”, ka vazhduar tutje ky burim.

Në ndërkohë, aktori është fokusuar ne veten e tij, pas rehabilitimit.

Një burim pranë tij ka thënë se ia po kalon shumë kohë me familjen e ti dhe se po përgatitet që të xhirojë filmin e tij më të ri, në Los Angeles.

“Ai po shkon në shumë takime, po mediton dhe është i përkushtuar që të vazhdojë të jetë esëll (larg varësisë së tij nga alkooli).

Së fundi, shumë burime kanë konfirmuar për revistën Us Weekly se aktorja 46 vjeçare Garner është në lidhje ‘sekrete’ me drejtorin ekzekutiv të kompanisë së teknologjisë Cali Group, John Miller, për tash e gjashtë muaj.

Garner dhe Affleck kanë njoftuar ndarjen e tyre në muajin qershor të vitit 2015, vetëm një ditë pas 10 vjetorit të martesës së tyre.

Divorci i tyre u finalizua më herët gjatë këtij muaji, pas tre vjetësh.

Affleck, pas ndarjes nga Garner, ka qenë në lidhje me producentin e Saturday Night Live, Lindsay Shookus për një vit, para se të ndaheshin në muajin gusht, dhe më herët ishte në lidhje me modelen e Playboyit, Shauna Sexton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat