Një tjetër shqiptare në skenën botërore të muzikës pop

Mediale Vip

Një tjetër shqiptare në skenën botërore të muzikës pop

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 23:30
Ava Max, emri i vërtetë i të cilës është Ava Koçi

Një tjetër këngëtare i shtohet listës së artisteve shqiptare që kanë shpërthyer në tregun muzikor ndërkombëtar. Ajo është 24 vjeçarja Ava Max, emri i vërtetë i të cilës është Ava Koçi.

E lindur në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara me prindër emigrantë nga Shqipëria Ava është pjesë e albumit të fundit të David Guetta dhe gjithashtu kënga e saj më e re Sweet but Psycho po renditet në majat e klasifikimt botëror.

Fansat e krahasojnë me Lady Gaga për shkak të ngjashmërise në pamje, por edhe në stil.

Një ditë më parë u publikua edhe bashkëpunimi i saj me Vice dhe Jason Derulo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat