Dua Lipa shënon një rekord të ri personal

Mediale Vip

Dua Lipa shënon një rekord të ri personal

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 11:14
Dua Lipa

Dua Lipa vazhdon të jetë në mesin e artisteve që çdo ditë shënon arritje të reja në industrinë e muzikës.

Dua Lipa përmes rrjeteve sociale ka njoftuar për suksesin e ri që ka arritur me këngën “Love and Make Up”.

Këngëtarja ka arritur 12 milionë dëgjime në platformën “Spotify” dhe po të njëjtën shifër edhe në kanalin YouTube.

Padyshim që ajo i është gëzuar tejmase suksesit të kësaj kënge dhe ka falënderuar fansat për përkrahjen e vazhdueshme që i bëjnë.

Po ashtu, përmes statusit në Instagram, Dua falënderoi edhe anëtaret e grupit “Blackpink”, me të cilat bashkëpunoi për projektin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat