Në fund të muajit gusht është bërë nënë për herë të parë, këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri.
Këngëtarja 26 vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të parë, djalin, të cilin e ka pagëzuar me emrin, Jon.
Joni është pritur mjaft mirë nga familja, me daullë e muzikë e po ashtu edhe dhoma e tij dukej e mahnitshme.
Së fundmi, Tahiri është duke kaluar disa ditë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë bashkë me familjen, e që janë duke e realizuar një set fotografik në kompaninë e Rezarta Shkurtës.
Në imazhin që solli ajo shfaqet pranë djalit të saj e cila i ka zbuluar më shumë fytyrën por ajo që tërheq vëmendje është pamja e këngëtares.
Ajo nuk duket edhe aq në formë edhe pse shpesh ka zhgënjyer fansat me paraqitjet që ka bërë në rrjete sociale.