Pas moslirimit të Sylejman Selimit, reagon Gold AG

Mediale Vip

Pas moslirimit të Sylejman Selimit, reagon Gold AG

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 19:24
Gold AG

Gjykata Supreme e Kosovës ende po e mban në burg ish- komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin.

E pas kësaj kanë reaguar personalitete të ndryshme në Kosovë.

Një ndër ta është edhe reperi Arian Agushi.

Nëpërmjet një fotografie të publikuar në Instagram, këngëtari e ka “ngushëlluar” atë.

Postimi i plotë:

Mos u mërzit komandant se në dorë të Zotit është mëshira,

Ndoshta diçka që duket keq për ty është më e mira.

Robin që e donë Zoti e sprovon,

E kujt si ndodh gjë le ta din që e harron.

Vërtet katër muret nuk janë hiq të leta,

Si vaji mbi ujë qëndron e vërteta.

E di që e pyet vetën a kam shok o burrë

Përgjigja është që disa shokë s’paskan qenë kurrë.

Sprova është pastrim për besimtarin,

Sakrifica për atdhe është dëshirë për shqiptarin.

Ti do të dalësh më lehtë sesa hyre

E disave do ti vie turp nga heshtja e tyre”.

Arian Agushi për ty komandant.

Ndryshe, Sylejman Selimi është akuzuar për krime lufte në rajonin e Drenicës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai është dënuar me 6 vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat