Skandali i ngacmimeve seksuale, vjehrri i kriminelit seksi i shpëton burgut

Mediale Vip

Skandali i ngacmimeve seksuale, vjehrri i kriminelit seksi i shpëton burgut

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 21:50
Philip Green dhe Jeremy Meeks

Philip Green, pronari i Arcadia dhe Top Shop ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat për sjellje seksuale apo raciste. 66-vjeçari nxorri urdhër për të paralandaluar mediat që të raportonin pretendimet se kishte ngacmuar seksualisht punonjësit.

Ai dha një deklaratë ku mohoi spekulimet. “Nuk po komentoj për asgjë që ka ndodhur në gjykatë apo ka ndodhur në Parlament sot. Unë i mohoj kategorikisht akuzat ku tregohet se jam fajtor për sjellje të paligjshme seksuale apo raciste. Arcadia dhe unë marrim akuza e ankesa nga punonjësit, të cilat në çdo rast hetohen. Në disa raste këto janë zgjidhur me marrëveshjen e të gjitha palëve dhe këshilltarëve të tyre ligjorë. Këto çështje janë konfidenciale kështu që unë nuk mund të komentoj më tej mbi to", tha ai.

Philip Green është biznesmen shumë i suksesshëm në Angli, i cili ka biznese të ndryshme. Kujtojmë se është edhe vjehrri i kriminelit seksi, Jeremy Meeks. Ky i fundit pret të bëhet baba nga trashëgimtarja Chloe Green.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat