Vajza dorëzohuni, Rezart Veleshja zbulon se është i fejuar

Mediale Vip

Vajza dorëzohuni, Rezart Veleshja zbulon se është i fejuar

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 09:19
Luana Vjollca dhe Rezart Veleshja

Me argëtim e të qeshura kaloi edhe mbrëmja e sotme e “Shiko kush luan” nën drejtimin e moderatores dhe autores Luana Vjollca.

Të ftuarit padiskutim që i dhanë dozën e duhur të humorit programit por në mënyrë të vecantë aktori i “Portokalli”, Rezart Veleshnja.

Rezi gjatë programit pranoi që ishte fejuar, por duke qënë se bën shpesh shaka me këtë fakt konfirmimin e plotë e morëm në fund të emisionit.

Në lojën “Ndaje ose pije” Rezi u pyet për një postim që ka bërë disa javë më parë në Instagram. Bëhej fjalë për një foto me një vajzë të cilën ai e kishte fshirë më pas.

“Cila është ajo vajzë, pse e fshive foton dhe si quhet?” I zënë ngushtë nëse duhet të pinte gotën apo të thoshte emrin e vajzës, Rezi tha me humor: “E fshiva se nuk dua ta ndaj me të tjerët dhe emrin e ka si Lori Caffe”.

Pra vajza, edhe një beqar tjetër doli nga qarkullimi. Ajo quhet Lori dhe Rezit nuk mund t’i shkëlqenin sytë më shumë se kaq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat