Grabiti një arkë birrë, identifikohet sozia e Schwimmer

Mediale Vip

Grabiti një arkë birrë, identifikohet sozia e Schwimmer

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 14:38
David Schwimmer

Policia ka identifikuar një sozi të Ross Geller, grabitja e të cilit në një dyqan u pasua me mijëra komente “online”, e madje edhe me një mohim të yllit të “Friends”-ave, David Schwimmer.

Një postim, në të cilin bëhej apel për informacione, u bë viral, pasi përdoruesit e Facebookut vunë re se i dyshuari, që shihej në pamjet e kamerave të sigurisë duke vjedhur një arkë birrë, ngjasonte me personazhin e filmit të njohur për të gjithë.

“Jemi më shumë se të kënaqur nga reagimi, pas apelit të bërë prej nesh”, tha policia e Lancashire-t në një postim në “Twitter”.

Ajo që është më e rëndësishmja, është që arritën edhe të identifikonim personin përgjegjës.

“Një falënderim i madh për ndihmën tuaj miq”, përfundonte postimi. Fansat e shfaqjes, në fakt e kishin tejmbushur policinë e Blackpoolit me ngacmime dhe thumbime, pasi apeli i saj u bë viral me postimin e shpërndarë më shumë se 113 mijë herë.

Videoja bëri që të reagonte edhe vet aktori.

“Oficerë, ju betohem nuk jam unë. Kam alibi…unë isha në Nju Jork. Ndaj ju uroj fat të mbarë me hetimin”, shkruante Schwimmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat