Jason Derulo u këndon fansave nga ballkoni pasi ia anulojnë koncertin

Mediale Vip

Jason Derulo u këndon fansave nga ballkoni pasi ia anulojnë koncertin

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 15:22
Jason Derulo

Jason Derulo u ka kënduar fansave nga një ballkon, në vend të një arene, pasi koncerti i tij në Pragë u anulua për arsye sigurie.

Shfaqja në Tipsport Arena u anullua vetëm disa orë para se të fillonte, ndaj 29-vjeçari improvizoi një koncert.

Edhe pse ripërcaktoi një datë tjetër për koncertin, ai nuk dëshironte që fansat e tij të largoheshin të mërzitur.

Ndaj hypi në një ballkon dhe filloi të këndonte.

Ai shkoi në Instagram: “Dashuria dhe miqësia që kemi ndarë mbrëmë do të mbetet përgjithmonë tatuazh në zemrën time.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat