Kelly Rowland mohon ta ketë zbardhur lëkurën

Mediale Vip

Kelly Rowland mohon ta ketë zbardhur lëkurën

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 06:16
Kelly Rowland

Kelly Rowland hyri në Instagram për t’ju përgjigjur thashethemeve se ajo e zbardh lëkurën e saj.

Thashethemet nisën kur ajo postoi disa foto në Instagram nga një xhirim i kohëvë të fundit,

‘Unë sapo arrita në LA dhe pashë që shumë njerëz janë si: ‘oh Zot, ajo e zbardh lëkurën e saj’. Tani, kurrë nuk i përgjigjem pyetjeve të tilla si kjo, sepse mendoj se është budallallëk ose madje të bëj ndonjë koment për këtë’, tha Kelly në një video tashmë të fshirë.

‘Unë nuk jam ajo që e zbardh lëkurën time, as nuk dua ta bëj atë. Pra mos thoni gjëra të kota si kjo. Unë jam çokollatë, çokollatë përgjithmonë. Krenare që jam e tillë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat