Ndahet çifti i njohur i Hollywoodit: Nis lufta për kujdestarinë mbi vajzën

Mediale Vip

Ndahet çifti i njohur i Hollywoodit: Nis lufta për kujdestarinë mbi vajzën

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 14:52
Jenna Dewan dhe Channing Tatum

Jenna Dewan dhe Channing Tatum kanë nënshkruar edhe zyrtarisht dokumentet për divorc, pas nëntë vjet qëndrimi në martesë.

People.com shkruan se avokati i Jenna, Samantha Spector i dorëzoi dokumentet duke kërkuar kujdestarinë e vajzës së tyre pesëvjeçare Everly. Por Channing bëri të njëjtën gjë, kështu që pritet një betejë e ashpër se kujt do t’i takojë kujdestaria.

“Ne kemi rënë në dashuri shumë vite më parë dhe së bashku kemi bërë një udhëtim magjik. Asgjë nuk ka ndryshuar kur flasim për dashurinë tonë, por jeta jonë na ka marrë në mënyra të ndryshme”, tha ish-çifti.

Por me sa duket Channing nuk ka humbur kohë për të gjetur dashurinë e tij të re, pasi kohët e fundit ka pasur thashetheme se ai është në lidhje me këngëtaren Jessie J, e cila ngjason me ish-të dashurën e tij. Ndërkohë që Dewan është parë duke u puthur dhe vallëzuar me një mashkull të panjohur në një ndejë për Halloween, në Beverly Hills.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat