Pas gruas, braktis edhe dashnoren

Mediale Vip

Pas gruas, braktis edhe dashnoren

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 14:59
Ben Affleck

Aktori amerikan Ben Affleck ndodhet në San Pedro për xhirimin e filmit "Torrance", në të cilin luan rolin udhëheqës.

Ai kohët e fundit u nda nga manekinia e Playboy-it, Shauna Sexton (22), duke shpjeguar në media se pas një periudhe rehabilitimi kishte nevojë për paqe dhe pushim.     

Affleck vuri në dukje se dëshiron t’i përkushtohet karrierës së filmit, pa dashur të komentojë arsyet e vërteta të ndarjes.

Ben do të ketë rolin e parë të rëndësishëm pas periudhës së vështirë të jetës që qëndron pas tij. Pas divorcimit me bashkëshorten Jennifer Garner me të cilën ka tre fëmijë, Affleck hyri shpejt në një marrëdhënie me një modele të re, por varja nga alkooli padyshim la një shenjë tek aktori.

Në filmin e ri, do të përballet me të vërtetën, pasi në film është një personazh i ish-lojtarit të basketbollit i cili heq dorë nga alkooli për shkak të të cilit u nda nga gruaja.

Për qëllimet e rolit, Ben lëshoi mjekër dhe mustaqe, por pesha e trupit i përgjigjet personit që ai e interpreton.

Një burim i afërt me aktorin thotë se Affleck është më i vendosur se kurrë për të lënë një periudhë të vështirë të jetës pas tij dhe për të provuar se me rolin e ri ai nuk është "për hekur të vjetër".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat