Zbulohet arsyeja e konfliktit mes Tunës dhe Robert Berishës?

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja e konfliktit mes Tunës dhe Robert Berishës?

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 06:51
Robert Berisha dhe Tuna

Një fqinj i familjes Berisha zbulon arsyet e mosmarrëveshjeve midis Robert Berishës dhe Tunës e Patrisit.

Me anë të një komenti në youtube, në videon e emisionit "Xing me Ermalin" ku të ftuar ishin Tuna dhe bashkëshorti i saj Patrisi,  fqinji me llogarinë me emrin Luli Pasuli shprehet se Tuna është bërë shkak për prishjen e marrëdhënies mes dy vëllezërve.

Në komentin e tij ai thotë se Roberti jo vetëm ka ndihmuar ekonomikisht familjen, por edhe e ka paguar shkollimin e Patrisit. Po sipas pretendimeve të fqinjit, ka qenë sjellja e keqe e këngëtares që ka çuar në zënkën e shumëpërfolur mes këngëtarëve. Tuna, shprehet fqinji, ka përzënë në rrugë prindërit e Patrisit dhe ka uzurpuar gjithë apartamentin.

Lidhur me këtë koment ka folur edhe Robert Berisha në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, duke thënë se shumë njerëz e dinë të vërtetën.
Brenda Berishve, të gjithë e dinë, madje ka disa komente aty në youtube, njerëz që më njohin mua ma herët , se çfarë kam bërë për familjen e vëllain. Kështu që e vërteta gjithmonë del. Unë besoj që kështu i kemi dhënë fund, ndoshta kam bo gabim unë, ndoshta kanë bërë gabim ata që kanë dhënë atë intervistë, por i uroj shumë sukses, shëndet çunit të tyre dhe me këto përmbyllen gjitha muhabetet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat