Hilary Duff bëhet nënë

Mediale Vip

Hilary Duff bëhet nënë

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 10:46
Hilary Duff

Urime Hilary Duff dhe Matthew Koma!

Aktorja 30 vjeçare është bërë nënë e vogëlushes, Banks Violet Bair, të enjten e 25 tetorit.

Por, Koma dhe Duff e kanë bërë të ditur një gjë të tillë, ditën e djeshme.

“Kjo vogëlushe ka vjedhur zemrat tona. Ajo ka ardhur në jetën dhe shtëpinë tonë, të enjten mbrëma dhe është thjesht magji”, ka shkruar Duff poshtë fotografisë ku çifti shihet duke e mbajtur në duar vogëlushen e tyre, derisa janë shumë të buzëqeshur.

“Ne kemi mirëpritur një vajzë të bukur, motër të vogël dhe mike të ngushtë për gjithë jetën. Nuk mund të isha më falenderues për familjen tonë që po rritet”, ka shkruar në ndërkohë Koma duke shpërndarë të njëjtën fotografi.

Duff është aktualisht nënë e djalit gjashtëvjeçar, Luca, me ish-bashkëshortin, Mike Comrie.

Në ndërkohë, ajo e kishte bërë të ditur se ajo dhe 31 vjeçari Koma po e prisnin një vogëlushe të vijë në jetë, në muajin qershor.

“Qëllojani çfarë njerëz! Mattheë Koma dhe unë do të kemi një princeshë të vogël dhe nuk mund të ishim më të lumtur se kaq”, kishte shkruar Duff në Instagram poshtë fotografisë ku shihej Koma duke e puthur atë në faqe.

Që atëherë, Duff vazhdimisht ka shfaqur barkun e saj në rritje duke njoftuar fansat e saj edhe për zhvillimet më të reja rreth shtatzënisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat