Ariana Grande performon për herë të parë që nga vdekja e Mac Miller

Mediale Vip

Ariana Grande performon për herë të parë që nga vdekja e Mac Miller

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 21:50
Ariana Grande

Ariana Grande ka bërë rikthimin e saj triumfues në skenë.

Mbrëmjen e së hënës, në NBC u transmetua 'A Very Wicked Halloween: Celebrating 15 Years on Broadway'.

Dhe këngëtarja bëri një interpretim mbresëlënës të 'The Wizard and I”.

Performanca solli për herë të parë në skenë Granden që nga vdekja e ish të dashurit të saj, Mac Miller në shtator dhe ndarja me ish të fejuarin Pete Davidson, në mes të tetorit.

Në event ylli i popit u shfaq pa unazën e saj të fejesës dhe me tatuazhin dedikuar Pepe të mbuluar.

Pjesëmarrja e saj në mbrëmjen speciale nuk ishte e sigurtë.

Që pas vdekjes së Miller, ajo anulloi një sërë performancash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat