Justin Bieber pret flokët dhe fansat janë mëse të lumtur

Mediale Vip

Justin Bieber pret flokët dhe fansat janë mëse të lumtur

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 15:05
Justin Bieber

Në fillimet e karrierës së tij, Justin Bieber përpos zërit ra në sy edhe për stilin e veçantë. Këngëtari u bë pjesë e tregut muzikor dhe menjëherë u kthye në frymëzim për shumë djem të rinj. Flokët me baluke të gjatë i shikoje thuajse kudo.

Por nga ajo kohë këngëtari ka bërë shumë ndryshime. Që pas lidhjes me Haliey Baldwin Justin vendosi t’i zgjasë flokët dhe t’i mbante ato të shkujdesura. Kjo pamje thuajse nuk ju pëlqente aspak fansave dhe të gjithë nisën ta gjykonin, madje kishte edhe nga ata që i luteshin çdo ditë për një ndryshim.

Duket se më në fund lutjet u dëgjuan dhe këngëtari ka bërë një ndryshim shumë të madh në pamjen e tij. Ai i ka prerë flokët shkurt fare, thuajse tullac dhe fansat e tij nuk mund të jenë më të lumtur se kaq.

Me këtë pamje këngëtari duket si Justini i viteve më parë, ai i cili bëri vajzat të ‘dashuroheshin’ pas tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat