Gazetarja e famshme maskohet si “Luana Vjollca”, ja si reagon moderatorja shqiptare

Mediale Vip

Gazetarja e famshme maskohet si “Luana Vjollca”, ja si reagon moderatorja shqiptare

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:43
Ellen DeGeneres

Sot e gjithë bota feston ditën e Halloween-it dhe personazhe të ndryshëm VIP-a ndanë me ndjekësit përgatitjet e tyre dhe kostumet e veçanta që kanë zgjedhur për të festuar.

Sot festohet dita e “Halloween”-it dhe personazhe të famshëm kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, përgatitjet dhe kostumet e veçanta që kanë zgjedhur për të festuar.

E para ishte këngëtarja e famshme Rita Ora, e cila pak ditë më parë u transformua si Post Malone dhe i habiti të gjithë kur u shfaq në një koncert të saj ashtu.

Më pas diva e muzikës, Beyonce zbuloi se ishte transformuar një tjetër divë të muzikës, Toni Braxton dhe dukej identike me të.

Ndërkohë gazetarja me famë botërore, Ellen DeGeneres publikoi për të gjithë fansat një foto në “Instagram”, ku shfaqej e maskuar si një femër bionde super seksi.

“Gjejeni kush jam”, shkruan ajo në postimin ku ra menjëherë në sy komenti i moderatores së njohur Luana Vjollcës.

“Unë”, shkruan Luana, ku komenti i saj mori qindra pëlqime dhe reagime nga ndjekësit e tjerë, ku kishte nga ata që e pyesnin se cila ishte ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat