Ja si e festonin “Halloween”-in dikur Nora dhe Tuna, sot kunatat nuk flasin

Mediale Vip

Ja si e festonin “Halloween”-in dikur Nora dhe Tuna, sot kunatat nuk flasin

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 15:26
Nora Istrefi dhe Tuna

Janë kunata, por marrëdhënia mes dy këngëtareve të njohur Tuna Sejdit dhe Nora Istrefit ka disa kohë që nuk është e mirë.

Bashkëshorti i Norës, këngëtari Robert Berisha tha gjatë një interviste se nuk do ta shikojë me sy kunatën e tij, Tunën, edhe pse për vëllain dhe nipin e tij jepte jetën.

Ndërkohë pak ditë më parë Patrisi tha te “Xing me Ermalin”: “Vllau e ka vendin e vet, gruaja e ka vendin e vet. Unë tani kam familjen time. Për mua më e rëndësishme është gruaja dhe djali im, se çdo tjetër në botë”.

Por para se marrëdhëniet e tyre të prisheshin, Nora dhe Tuna dikur ishin shoqe shumë të mira dhe në çdo event shiheshin në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Ndërkohë në rrjet po qarkullon një foto e disa viteve më parë, ku dy këngëtaret shfaqen të veshura me kostumet e festës, teksa ndodhen në një klub nate duke festuar së bashku me Afërdita Dreshajn.

Siç vihet re edhe në foto, ato kanë pozuar duke qeshur pranë njëra-tjetrës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat