Kim Kardashian kërkon falje publike pasi fyeu komunitetin me aftësi ndryshe

Mediale Vip

Kim Kardashian kërkon falje publike pasi fyeu komunitetin me aftësi ndryshe

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 22:39
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka kërkuar falje për fyerjen ndaj komunitetit me aftësi ndryshe. Në festën e Halloween, Kim zgjodhi të maskohej si Pam Anderson, por mysafirët nuk e kuptuan.

Kështu publikoi një video në profilin e saj në Instagram me 120 milionë ndjekës ku i konsideroi të ftuarit 'të paaftë' për të kuptuar një karakter.

Pasi pati shumë komente negative, Kim zgjodhi që ta fshinte. "Dua të kërkoj falje për atë që thashë në video pasi është e papërshtatshme për komunitetin me nevoja të veçanta. Qëllimi im nuk ishte për të fyer këtë komunitet, prandaj ishte një gabim nga i cili mësova. Kërkoj falje", tha ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat