Këngëtarja e njohur Rovena Stefa ka publikuar pak ditë më parë këngën e saj më të re me titull “Jeta, jeta”.
Brenda pak orësh, videoklipi arriti mijëra shikime në kanalin e “Youtube”-it. Ndërkohë pamja e Rovenës u komentua shumë për shkak se në një pjesë të klipit shfaqej me një fund me dy të çara anash që shkaktoi aludime se këngëtares i del pjesa intime.
Ndërsa së fundmi ajo ka bërë një postim në “Instastory”, ku Rovena i pyet ndjekësit e saj se në cilin emision të shkojë për të promovuar këngën.
Kësaj pyetje i kanë kthyer përgjigje shumë fansa të saj, të cilët i kanë sugjeruar që të shkojë tek emisioni i Arian Çanit, “Zonë e lirë”.
Por në fund këngëtarja ka vendosur që t’u kthejë përgjigje fansave të saj, ku me shaka ka thënë: “O nuk shkoj te Arian Çani se ai është i çmendur”.